Mbyll

Kids sallë

Kinemaja ime e pare!

Mëso më shumë rreth sallës KIDS
The Smurfs Movie

The Smurfs Movie

Të gjitha moshat
Zhanri: Family
1h 32min

Në një film të ri të animuar hit, legjendarët Štrumpfët kthehen në ekranet e mëdha, më të përgatitur, më të kaltër dhe më argëtues se kurrë më parë!Në versionin origjinal të filmit, magjinë vokale për Štrumpfeten e sjell askush tjetër përveç sensacionit global të pop-it, Rihanna! Ky udhëtim i Štrumpfëve është i mbushur me këngë ngjitëse dhe numra dinamikë vallëzimi, ku e gjithë fshati i Štrumpfëve do të tregojë kuptimin e vërtetë të bashkëpunimit, optimizmit dhe besimit në sukses. Përmes kthesave të papritura dhe situatave komike, kjo shoqëri tregon se edhe pengesat më të mëdha mund të kalohen me pak magji, vullnet të mirë dhe një zemër të madhe dhe të kaltër.Përzierja perfekte e humorit, muzikës së shkëlqyer dhe animacionit fantastik e bën këtë film një shpërblim të vërtetë për shikuesit e të gjitha grupeve të moshave.

AVENTURA E FILMIT NË KIDS SALLË!
Meqë gjithmonë mendojmë për vizitorët tanë më të vegjël dhe përpiqemi t’u ofrojmë atyre përvojën më të mirë të filmit, ne kemi hapur një sallë të specializuar për fëmijë në kinemanë tonë, e para e këtij lloji në Prishtinë! Në këtë mënyrë ne e ngritëm në një nivel akoma më të lartë konceptin e “Kinemasë familjare”, të cilën e kemi çmuar që në fillim, dhe eksperienca e shikimit të filmave në ekranin e madh është përshtatur për të vegjlit.

MË SHUMË PËR KIDS SALLË
Salla KIDS ka 137 ulëse të rehatshme me mbajtëse pijesh dhe është tërësisht “child freindly”, me nivel të modifikuar për zë, intensitet drite dhe reklama më të shkurtra. Ne e rekomandojmë këtë sallë nëse fëmija juaj është për herë të parë në kinema.

SHËNIME
Biletat nuk mund të rezervohen për Kids sallë.

KIDS SALLË

Blerje e shpejtë
Krye