Margot Robbie dhe Jacob Elordi udhëheqin grupin e aktorëve në përshtatjen interesante të klasikut "Lartësitë e stuhishme", nga regjisorja fituese e çmimit Oskar Emerald Fennell (Promising Young Woman), që sjell një qasje të freskët dhe moderne ndaj një prej historive më të famshme të dashurisë së të gjitha kohërave. Në malësitë e largëta e të rrahura nga erërat e Anglisë, mes dy shpirtrave të trazuar, Kethit e Hithklifit, lind një pasion që sfidon gjithçka, arsyen, moralin dhe shoqërinë. Dashuria e tyre, po aq e fuqishme sa edhe shkatërrimtare, shndërrohet në një obsesion që përndjek breza dhe shkatërron gjithçka që i rrethon.