Mbyll

Until Dawn

Mbi 14 vjeç
Zhanri: Horror
1h 43min

Bazuar në video-lojën hit me të njëjtin emër që ka fituar miliona fansa në mbarë botën, vjen një film horror që shtyn kufijtë e frikës. Një vit pas zhdukjes misterioze të motrës së saj, Melanie, Clover dhe ekipi i saj shkojnë në një luginë të largët ku ajo është parë për herë të fundit. Por ajo që fillon si një kërkim për përgjigje, shndërrohet në një luftë për mbijetesë. Në një qendër të braktisur për vizitorë, ata përballen me një vrasës me maskë që i vret pa mëshirë – një nga një. Por pastaj ndodh diçka edhe më e frikshme. Kur zgjohen, kuptojnë se janë të bllokuar në të njëjtën natë. Përsëri. Dhe përsëri. Çdo herë një skenar tjetër, çdo herë më i tmerrshëm. Koha po mbaron. Vdekjet po shtohen. Dhe e vetmja mënyrë për t’u larguar është – të mbijetosh deri në agim.

Titulli origjinal: Until Dawn
Regjisori: David F. Sandberg
Blerje e shpejtë
Krye