LUAN dhe AMIR - THE TROUBLESHOOTERS - janë dy shokë të ngushtë nga Tirana, të dështuar por që ëndërrojnë të bëhen detektivët e parë privatë në Shqipëri. Puna e tyre e parë i çon ata direkt në zemrën e një misteri vrasjeje në një resort me pesë yje në Durrës. Të fshehtë dhe të maskuar si dy të pasur, ata fillojnë hetimet - dhe kështu fillon kaosi. Djemtë janë amatorë të vërtetë, por që përpiqen të hiqen si profesionistë. Pa asnjë përvojë, të dhënë apo plan, atyre u duhet të japin gjithçka për të zgjidhur çështjen ! Nga bregdeti i bukur shqiptar, ata duhet t'i dëshmojnë botës se nga çfarë janë "gatuar". Por a kanë ata vërtet atë që duhet për t'u bërë heronj? A do të dashurohen, do të zgjidhin çështjen e tyre të parë dhe do t'i mundin të këqijtë, apo do të dështojnë keq?