Bazuar në bestsellerin botëror të Freida McFadden-it, Amanda Seyfried dhe Sydney Sweeney, nën regjinë e Paul Feig, sjellin historinë plot tension të një shtëpie të mbushur me sekrete dhe me rreziqet që fshihen pas dyerve të mbyllura. Milli (Sydney Sweeney) është një vajzë e re që kërkon një fillim të ri dhe gjen një punë si pastruese për çiftin e pasur Nina (Amanda Seyfried) dhe Andrew (Andrew Sklenar). Por ajo që fillimisht duket si një strehë e sigurt, shpejt shndërrohet në një kurth klaustrofobik. Milli zbulon se sekretet e familjes janë shumë më të rrezikshme dhe më të errëta sesa ajo mund ta kishte imagjinuar ndonjëherë. Botuar në vitin 2022, The Housemaid u bë një fenomen ndërkombëtar, duke shitur mbi një milion kopje dhe duke qëndruar mbi një vit në listën e bestsellerëve të New York Times.