Mbyll

Beetlejuice Beetlejuice

Mbi 10 vjeç
Zhanri: Comedy
1h 44min

Bubimir është rikthyer! I nominuari për Oscar, vizionari unik dhe kreativ Tim Burton, dhe i nominuari për Oscar – Michael Keaton, bashkojnë përsëri forcat në rikthimin spektakolar të kësaj franchise kult që ka shënuar historinë e filmit. Pas rolit të shkëlqyer në Wednesday, aktorja e re e talentuar Jenna Ortega i bashkohet kastit të aktorëve! Pas një tragjedie të papritur familjare, tre breza të familjes Deetz kthehen në shtëpinë e tyre në Winter River. Jeta e tyre kthehet përmbys kur vajza adoleshente rebele e Lydias, Astrid, zbulon një model misterioz të qytetit në papafingo dhe pa dashje hap një portal drejt jetës së përtejme. Me problemet që po përgatiten në të dy botët, është vetëm çështje kohe kur dikush do të thotë emrin e Bubimirit tri herë dhe kështu do të thërrasë përsëri marifetet e tij unike. Michael Keaton rikthehet në rolin e tij legjendar si Bubimir, demoni me një ndjenjë humori të paparë më parë, i gatshëm të ringjallë kaosin dhe çmendurinë në një mënyrë krejtësisht të re. Përkrah tij, rikthehen edhe yjet Winona Ryder si Lydia Deetz dhe Catherine O’Hara në rolin e Delia Deetz, së bashku me fytyra të reja si Jenna Ortega dhe Justin Theroux që sjellin një dimension të ri kësaj historie të përjetshme.

Titulli origjinal: Beetlejuice Beetlejuice
Regjisori: Tim Burton
Blerje e shpejtë
Krye