Mbyll

CINELADY SJELLË PARAPREMIERËN E FILMIT THE DRAMA NË CINESTAR ME 1 PRILL!

Pranvera ka mbërritur dhe bashkë me të vjen edhe energjia e re që na fton të dalim, të qeshim dhe të ndajmë momente të bukura. Pikërisht në këtë frymë, me 1 Prill, në CineStar në Prishtina Mall, rikthehet eventi i dashur CineLady me filmin ''The Drama'', një mbrëmje e veçantë dedikuar argëtimit, emocioneve dhe përjetimeve të paharrueshme në kinema. Këtë herë, vizitorët do të kenë mundësinë të përjetojë parapremierën ekskluzive të filmit, një histori që premton emocione të forta dhe shumë surpriza.
 
Zendaya dhe Robert Pattinson sjellin një histori të fuqishme dashurie, të vërtets dhe sekrete - diçka me të cilën shumica prej nesh mund të identifikohemi. Ngjarja ndjek Emmën, një punonjëse librarie nga Louisiana, dhe Çarlin, një drejtor muzeu nga Londra - një çift i fejuar në dukje perfekt, marrëdhënia e të cilëve fillon të shkatërrohet vetëm disa ditë para dasmës së tyre. Gjatë një darke me një çift tjetër, ata vendosin të thonë gjënë më të keqe që kanë bërë ndonjëherë, por një rrëfim shkakton një zinxhir ngjarjesh që sfidon gjithçka që ata mendonin se dinin për njëri-tjetrin! Zbuloni se sa larg janë të gatshëm të shkojnë, në ekranin e madh!
 
Të gjithë vizitorët do të mirëpriten me pije të mirëseardhjes nga ora 19:30, duke krijuar atmosferën perfekte për një fillim elegant të mbrëmjes. Për më tepër, për ata që kanë pak fat në anën e tyre, do të ketë shumë dhurata nga sponsorët e eventit:  EBC Cosmetics, Adriana Lashes Academy, Brows by Norë, L'occitane, Nails  by Mirkena, Oxa Beauty, Oxa Dent, Kaia Jewerly, Lindex, Serena Therapy Center, Tokëza, Matisse Cafe, duke e bërë këtë event edhe më të veçantë dhe plot buzëqeshje.

Le të jetë kjo mbrëmje një festë e pranverës, e energjisë së re, dhe e momenteve të bukura të ndara me miq, në eventin CineLady.

Gjeni më shumë informacione dhe bleni biletat në cinestarcinemas-ks.eu, përmes aplikacionit CineStar Kosovo, ose në arkat e kinemasë.
Blerje e shpejtë
Krye