15 SALLA

Me 15 salla kinemaje të pajisura në mënyrë moderne të dimensioneve dhe identitetit të ndryshëm vizual, me afërsisht 2000 ulëse.

4DX

Pamjet vizuale në ekran janë të sinkronizuara me ulëse lëvizëse dhe efekte mjedisore si uji, era, mjegulla, aroma, bora dhe më shumë se 21 efekte speciale për të rritur aksionin në ekran.

GOLD CLASS

Kinema luksoze me kolltuqe rregulluese në mënyre elektronike dhe Menu Gold Class sipas dëshirës!

ScreenX

Një përjetim i jashtëzakonshëm panoramik që përmban një ekran që zgjerohet 270 gradë, majtas dhe djathtas nga ekrani qendror në muret anësore duke maksimizuar përjetimin e një filmi ose koncerti.

Ultimate by Dolby Atmos

Duke zbuluar thellësi, qartësi dhe detaje, Dolby Atmos është një përvojë e zërimit që mund ta ndjeni kudo rreth jush me 128 audio hyrje dhe 7 herë më shumë altoparlantë.

GAMING SALLA

GAMING SALLA PARAQET NJË SALLË KINEMAJE-GAMING UNIKE MULTIFUNKSIONALE QË SHNDËRROHET LEHTË NGA NJË MAGJI FILMI NË NJË GAMING ARENË TË MADHE.

Salla është e dekoruar në një stil të njohur lojërash, dhe teknologjia moderne në sallë mundëson shndërrimin e sallës së kinemasë në një fushë beteje lojrash me theks në përvojën e lojës në një ekran të madh, tingullin surround superior dhe rrjetin më të shpejtë. Kapaciteti i sallës është 182 vende me 10 ulëse shtesë për lojëra. Të gjitha ulëset në sallë janë prej lëkure, dhe rreshti VIP mundëson lidhjen e lehtë të konzollave dhe kontrollorëve. Gaming Salla mund të rezervohet për gaming evente dhe gara, si dhe të bëni rezervim privat të sallës për ty dhe ekipin tënd.

2 PARTY ROOMS

Nëse dëshironi tortën e ditëlindjes dhe argëtim shtesë për të gjitë të ftuarit, atëhere Dhoma e Ditëlindjeve është zgjedhja idelae si shtesë në pakon e ditëlindjes! Organizimi është i mundur para apo pas filmit, varësisht nga disponueshmeria – prandaj nxitoni!

KIDS SALLË

Program i veçantë filmik me karakteristikat teknike për nevojat e më të vegjilve – tingulli më i qetë dhe filma pa blloqe reklamuese.

KINEMA BARI

PARA APO PAS FILMIT? GJITHMONË ËSHTË KOHA E DUHUR PËR NJË PIJE NË BARIN.
Cinema Bar është vendi ku me siguri do të ketë një vend të përsosur për ju, ashtu si në salën e kinemasë.

Event Center

Në kinematë tona mund të mbani mbledhje, promovime dhe konferenca të ndryshme por edhe mund të shoqëroheni joformalisht me punonjësit ose partnerët dhe të mbani një shfaqje private.

Premium Ulëse

Kinemaja e parë në Kosovë që do të ofrojë një gamë të tërë të zgjedhjeve të ulëseve. Te bëra prej lëkure me një mbështetëse të lëvizshme, në mënyrë që të gjithë vizitorët të ndihen rehat, pa përjashtim.

Parking Falas

CineStar Megaplex ofron parkim falas për të gjithë vizitorët brenda Prishtina Mall.