Mbyll

Rezultatet e kërkimit

Termi i kërkimit: Allison Williams
M3gan 2.0

M3gan 2.0

Mbi 14 vjeç
Zhanri: Thriller
1h 59min

Kthehet kukulla vrastare që magjepsi kulturën pop në 2023. Dhe këtë herë, ajo nuk është vetëm. Ekipi fillestar krijues nga buroi ai fenomen - i drejtuar nga titanët e zhanrit horror James Wan për Atomic Monster, Jason Blum për Blumhouse dhe regjisori Gerard Johnstone - nis një kapitull të ri emocionues në kaosin e Inteligjencës Artificiale me M3GAN 2.0. Dy vjet pasi M3GAN, një mrekulli e inteligjencës artificiale, u rebelua e pushtuar nga një furi vrastare ( e koreografuar me përsosmëri) dhe u shkatërrua në vijim, krijuesja e saj Gemma (Allison Williams) është bërë një autore e mirënjohur e cila kërkon vënien e inteligjencë artificiale nën kontrollin e shtetit. Ndërkohë, Kedi, mbesa e Gemas, (Violet McGraw), tashmë 14 vjeç, ka hyrë në moshën e adoleshencës dhe kundërshton rregullat e tepruara të Gemas për ta ruajtur nga rreziqet. Prapa krahëve të tyre, teknologjia sekrete për M3GAN është vjedhur dhe keqpërdorur nga një kontraktor i fuqishëm i fushës së mbrojtjes për të krijuar një armë luftarake të njohur si Amelia (Ivanna Sakhno; Ahsoka, Pacific Rim: Uprising), shkalla më e lartë e agjentes së infiltruar dhe vrasëses ekstreme. Por, ndërsa vetëdija e Amelias rritet, asaj nuk i pëlqen më që të marrë urdhra nga qeniet njerëzore. Apo që t'i ketë pranë. Teksa e ardhmja e ekzistencës së njerëzimit është në rrezik, Gema kupton se mundësia e vetme është që të ringjallë M3GAN (Amie Donald, me zërin e Jenna Davis) dhe ia rrit nivelin asaj, duke e bërë më të shpejtë, më të fortë, dhe më vdekjeprurëse. Kur udhët e tyre përplasen, bushtra e parë e inteligjencës artificiale do të hasë në rivalen e saj të denjë.

Regretting You

Regretting You

Mbi 14 vjeç
Zhanri: Romantic
1h 56min

Regjisori i The Fault in Our Stars sjell një përshtatje filmike emocionale të romanit të Colleen Hoover-it, autorja e bestsellerit botëror The story ends with us, një histori për dashuritë e para, humbjet dhe marrëdhëniet e prishura që nuk shërohen lehtë. Pas një tradhtie që shkatërron botën e tyre, Morgani dhe Klara përballen me pyetjen: a mund ta rindërtojë dashuria vërtet atë që ka humbur pa kthim? Kjo është një dramë intime dhe prekëse për një nënë dhe një bijë të ndara nga gabimet e së shkuarës, të vërtetat e pathëna dhe përpjekja për mirëkuptim para se të jetë shumë vonë. Morgan është e vendosur ta pengojë vajzën e saj Klarën të mos përsërisë gabimet e saj: një shtatzëni e parakohshme dhe një martesë që i kushtoi ëndrrat personale. Por Klara refuzon të ndjekë rrugën e nënës së saj, dhe tensionet mes tyre rriten. Kur Krisi, bashkëshorti dhe babai, mbështetja e të dy grave, vdes në një aksident të papritur e tragjik, familja e tyre shkatërrohet. Ndërsa Morgani gjen ngushëllim atje ku s'e pret, Klara kthehet tek i dashuri që e ëma ia kishte ndaluar. Sekretet, pakënaqësitë dhe emocionet e pathëna kërcënojnë t'i ndajnë përgjithmonë.

Cinema Book Club: Regretting You

Blerje e shpejtë
Krye